Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rënia e Jasharajve, Shala: Trupat më elite të ushtrisë jugosllave kanë qenë pjesë e këtij operacioni

Rënia e Jasharajve, Shala: Trupat më elite të ushtrisë jugosllave kanë qenë pjesë e këtij operacioni

Trupat më elite të ushtrisë jugosllave kanë qenë pjesë e këtij operacioni, kështu deklaroi Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, derisa po fliste për sulmin ndal familjes Jashari në Prekaz.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, Shala tha se situate ka qenë aq e paparashikuar dhe e blinduar ushtarakisht.

“Ishte një zonë e blinduar e rrethuar. Situata ka qenë aq e vështirë, aq e paparashikuar, aq e blinduar ushtarakisht. Ta keni parasyshë që atëherë Serbia ka qenë njëra ndër fuqitë në treshën e parë evropianë ishte përgatitur gjatë sepse kishte informacion ksihte bërë orvatje edhe më herët te familja Jashari dhe mënyra e përgatitjes së planit për asgjësimin apo luftën e Prekazit ishte bërë aq shumë, me pregatitje të mëdha me aq shumë mjete ushtarake të blinduara, me aq shumë trupa. Trupat më elite të ushtrisë jugosllave kanë qenë pjesë e këtij operacioni, kështu që ka qenë e pamundur”, tha më tej Shala./TV ARBËRIA./