Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rënia e Jasharajve, Shala: Diçka që nuk përsëritet në historinë e popujve

Rënia e Jasharajve, Shala: Diçka që nuk përsëritet në historinë e popujve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala duke folur për rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz dhe Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se është diçka që nuk përsëritet në historinë e popujve.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, Shala tha se lexhenda për ditën e rënies së Jasharajve është gjithmonë e përjetshme.

Është diçka që nuk përsëritet në historinë e popujve. Është diçka e pazëvendësueshme, është diçka që sado që koha kalon madhështia, fuqia, momenti historik dhe lexhenda për këtë ditë, për këtë ramje, për këtë sakrifikim është gjithmonë e përjetshme”, tha më tej Shala./TV ARBËRIA./