Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rënia e faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria autorizon hetime për abuzime të mundshme me votat

Rënia e faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria autorizon hetime për abuzime të mundshme me votat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar nisjen e hetimeve pas problemeve në faqen e KQZ-së.

Kjo Prokurori ka njoftuar se në bashkëpunim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime hetimore lidhur me çdo abuzim apo keqpërdorim të votave, pas rënies së ueb faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ditën e diel.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së,” është thënë në përgjigjen e Prokurorisë.