Ekspertët xhenierë të RENEA-s kanë çaktivizuar me sukses lëndën plasëse të lidhur me një aparat celular, e cila u gjet e braktisur në një rrugë të lagjes nr. 3 në Durrës.
Pas raportimit të rastit dhe rrethimit të zonës nga Policia, në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë, të cilët kryen procedurën e çaktivizimit të eksplozivit.
Reload 300X250
Nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse të lidhur me një telefon celular. Ndërhyrja përfundoi me sukses, duke eliminuar rrezikun e një shpërthimi.
Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor po këqyr provat materiale dhe po punon për të përcaktuar rrethanat në të cilat është vendosur apo braktisur eksplozivi.