Avokati Ardian Bajraktari, në një prononcim për TvArbëria theksoi se rezoluta e asamblese së përgjithshme të keshillit të sigurimit janë dokumente, instrumente ndërkombëtare të cilat në radhë të parë shprehin vullnetin dhe pikëpamjen e shtetëve anëtare në lidhje me një temë të caktuar sidomos kur kanë të bëjnë me çështje humane siç është rasti me Srebrenicën.
Bajraktari tha ”Në bindjen time është e rëndësishme vetinicimi i kësaj rezolute për faktin se është bërë nga dy shtete të cilat në një formë ose tjeter janë ballafaquar me gjenocidin siç është rasti me Gjermanin dhe Roanden po natyrisht që edhe një pjesë tjeter e shteteve janë bashkangjitur kësaj rezolute duke qenë bashkësponzorisuese në mesin e cilëve pjesa dërmuese e vendëve të rajonit përfshirë Shqipërinë, Maqedonin”
Tutje ai shtoi se miratimi i këtij akti natyrisht që përveç se e përcakton 11 korrikun si ditë e përkujtimit të viktimave të gjenocidit është dokument tepër me rëndësi sepse nënkupton që shteti duhet të bëjë përpjekje maksimale për t’i vënë para përgjegjsisë të gjithë kryesit e këtij krimi.
Intervista e plotë:
https://www.facebook.com/ArberiaVideo/videos/982102986763282