Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rekordi i parë botëror u thye në Lojërat Olimpike në Paris

Rekordi i parë botëror u thye në Lojërat Olimpike në Paris

Ndonëse Lojërat Olimpike në Paris do të hapen zyrtarisht të premten, garat kanë nisur tashmë të mërkurën dhe sot është thyer rekordi i parë botëror në këto Lojëra.

Përkatësisht, Lim Si-hyeon nga Koreja e Jugut vendosi rekordin botëror të femrave në gjuajtje me hark. Në kualifikime, Lim ka arritur rezultatin 694, ndërsa maksimumi ishte 720.

Rekordin e mëparshëm botëror e mbante edhe një shigjetar nga Koreja e Jugut. Kang Chae-young arriti rezultatin 692 në Kampionatin Botëror 2019.

Rekordin olimpik e mbante An San, gjithashtu nga Koreja e Jugut, i cili shënoi 680 gola tre vjet më parë në Tokio.

Powered by WordPress