Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Rekord në Japoni për numrin e 100-vjeçarëve

Rekord në Japoni për numrin e 100-vjeçarëve

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë, është thënë në një raport të Qeverisë japoneze të premten.

Numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Tokio.

Sipas sondazheve të fundit, rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra.

Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa për burrat 81 vjet, raporton rel.

Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve, prej kur Qeveria ka nisur t’i mbledhë të dhënat më 1963 – atëbotë kanë qenë vetëm rreth 153 persona në atë moshë.

Japonia është duke u përballur me ndryshime të mëdha demografike, pas disa dekadave me regjistrim të plakjes së popullsisë dhe uljes së natalitetit.

Popullsia e Japonisë është duke u zvogëluar me shpejtësi të madhe.

Vitin e kaluar numri i japonezëve është ulur për 801.000, duke arritur në 122.4 milionë, njëherësh ulja më e mprehtë në krahasim me periudhën kur kanë nisur të mblidhen të dhënat.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress