Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rekomandohet suspendimi i katër zyrtarëve policorë në Suharekë

Rekomandohet suspendimi i katër zyrtarëve policorë në Suharekë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të stacionit në Suharekë.

“Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj një dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se po ndërmerren veprimet hetimore ndaj këtyre policëve në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Mos-ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”