Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në një ekspozitë të fotografive `Krimet serbe në Kosovë`, në Monroe University në New York.
Reka bëri të ditur pjesëmarrjen në Monroe University në New York, në hapjen e ekspozitës së fotografive: ”Krimet serbe në Kosovë”.
“Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë, si vazhdimësi e zbatimit të 35 programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve, për më shumë se një shekull. Si atëherë edhe sot, gjyqësia ndërkombëtare, mbeti e heshtur dhe e vonuar. Justice delayed, is justice denied”, ka shkruar Reka në Facebook.