Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Regjimi i Kurtit dhe antiteza e tij aktualisht jo parlamentare

Regjimi i Kurtit dhe antiteza e tij aktualisht jo parlamentare

Shkruan: Afrim Kasolli

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 7 qershor në një kuptim kanë qenë më të lehta se kurrë me pare sa i përket alternativeve që u ofrohen qytetarëve të Kosovës.

Beteja kryesore që do t’i dallojë ato është ndërmjet regjimit të Albin Kurtit në njërën dhe antitezës se tij politike që po fermentohet ne mesin e forcave politike jo parlamentare.

Shoqeria nuk ka qenë kurrë me ndarë ne dysh se në këto zgjedhje. Në njërën anë regjimi i Albin Kurtit me partitë opozitare parlamentare si dekor i demokracisë dhe nën anën tjetër një pjesë e qytetarëve të paperfaqesuar politikisht dhe institucionalisht.

Sa nga dobësia e tyre strukturore, lakmia për pozita si dhe fale dinakërise së Albin Kurtit, sidomos gjatë negociatave për Presidentin, ato dëshmuan se krejt tensionin me liderin e Vetëvendosjes e kanë për pozita. Asgjë me shumë.

Vjosa Osmani u shndërrua brenda natës në kundërshtare te Albin Kuritit pasi ky i fundit e privioi nga pozita e Presidentes. Lumir Abdixhiku dekalaroi se negociatat deshtuan sepse kryeministri i donte të gjitha pozitat për vete. Kurse Albin Kurti e shpërfilli kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës p2er ta ndarë tortën e pushtetit, si per Kryesi te Kuvendit, Qeveri si dhe Presidence. Ngjashëm mund të thuhet edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku Albin Kurti nuk dha asnjë shenjë se është i gatshëm t’ia plotësojë ambicien jetësore Ramush Haredinajt për President.

Pra këto parti politike nuk fituan pozita sa ëndërruan dhe shpresuan në regjimin e Kurtit dhe jo se ishin kundër tij.

Këto zhvillime kanë deshmuar se tashmë ato po luftojne si ta bëjne veten sa me te pranueshme për Kurtin ne mënyrë që të fitojnë me shumë pozita se sa qe u ofron ai. Por kjo qasje ne thelb synon vetëm si ta konsolidojë Regjimin e Kurtit. E jo ta tejkalojë dhe mohojë atë. Kështu i vetmi qendrim politik qe e pozicion veten kunder, si ndaj këtyre partive opozitare ashtu edhe ndaj pushtetit, është ne thelb pozicionim antagonist kundër Regjimit të Kurtit. Kësaj beteje aktualisht është duke i prire vetëm Partia Social Demokrate, si e vetmja mundesi qe u ka mbetetur qytetarëve në dispozion për t’u cliruar nga kthetrat e këtij regjimi.