Rusia ka filluar hetimet pas shpërndarjes së një videoje në rrjetet sociale, ku shihen policët ushtarakë duke rrahur brutalisht ushtarët që po luftojnë në Ukrainë, të cilët goditen me shkop dhe elektroshok.
Në video një burrë me uniformë të policisë ushtarake ruse shihet duke goditur fillimisht njërin prej ushtarëve dhe më pas tjetrin – duke mos u ngopur nga goditjet me shkop dhe kështu përdor edhe elektroshokun
Videoja është shpërndarë në Telegram nga korrespondentët rusë të luftës gjatë 16 janarit, kurse ngjarja ka ndodhur në një njësi në Kyzyl në jug të rajonit siberian Tuva.
Mbetet e paqartë se çfarë e nxiti këtë dhunë brutale të ushtruar mbi ushtarët rusë, kurse korrespondentët e luftës thonë se ata ishin të plagosur dhe sapo ishin liruar nga spitali me qëllim që të rikthehen në vijën e frontit në Ukrainë.
A video appeared in Russian Telegram channels showing Russian soldiers being punished for their refusal to go into “meat assaults”.
The video was reportedly filmed in Kyzyl (Tyva republic of Russia) and shows soldiers of the 55th motor rifle brigade being abused.
It is reported… pic.twitter.com/RDl8LJpfXg
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 20, 2025
Guvernatori i rajonit Tuva ka njoftuar se kanë filluar hetimet, dhe po analizohen me vëmendje pamjet e publikuara në rrjetet sociale.
Sipas Anton Gerashchenko, ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ushtarët u rrahën brutalisht që refuzuan të rikthehen në vijën e parë të frontit.