Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Refuzohet kërkesa për t’u ditur emrat e policëve që incizuan ish-oficerin korrektues duke marrë ryshfet

Extra AL PVC

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Bajram Rexhaj, avokatit Blerim Mazreku për të ditur emrat e zyrtarëve policor që kishin bërë video-incizime në vendin e ngjarjes.

Avokati Mazreku gjatë seancës së sotme ka thënë se pas dëgjimit të dëshmitarit të fundit Avdyl Sekiraqa, gjatë dëshmisë së tij është kuptuar që një pjesë e incizimeve të realizuara në vendin e ngjarjes pretendohet të jenë bërë nga zyrtarët policor me telefon privatë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se këto incizime asnjëherë nuk u janë dorëzuar mbrojtjes dhe se mbrojtja e ka pasur të pamundur deri më tani të dijë për emrat e zyrtarëve policorë që pretendohet që i kanë bërë incizimet.

Sipas avokati Mazreku, për tu siguruar se këto incizime a janë autentike, të pandryshuara kërkoi që zyrtarisht të sigurohen informacionet, përkatësisht emrat e hetuesve policorë, numrat IMEI të telefonave të tyre.

Lidhur me këtë kërkesë të avokatit Mazreku, prokuroja Ervehe Gashi, tha se sa i përket verifikimit të vërtetësisë, se a janë video incizimet autentike apo jo, nuk ka nevojë që të zbulohet identiteti i zyrtarëve policor, dhe se për tu verifikuar vërtetësia e këtyre video-incizimeve, sipas saj, ekziston institucioni i specializuar Agjensioni i Kosovës për Forenzikë i cili mundë ta bëjë këtë ekspertizë.

Ajo shtoi se sa i përket çështjes së dorëzimit të video-incizimeve mbrojtjes, prokuroria ia ka dorëzuar të njëjtat me kohë.

Edhe kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani ka kundërshtuar propozimin e avokatit Mazreku lidhur me kërkesën zbulimit të emrave të zyrtarëve policorë, por ka aprovua kërkesën se këto incizime të dërgohen në ekzaminim për të vërtetuar se a ka pasur ndërhyrje.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 27 maj 2022, i pandehuri Bajram Rexhaj, akuzohet se më 16 mars 2022, në cilësi të personit zyrtar, oficerit korrektues, ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.

Sipas aktakuzës, i pandehuri ditën kritike në pompën e derivateve “Shell” në hyrjen e parë të Prizrenit gjatë aplikimit të masës së simulimit të veprës së korrupsionit, ka pranuar para në shumën prej 50 euro, me qëllim që të fusë gjëra të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si: numër telefoni të “IPKO-s”, dy kartela mbushëse telefonike dhe një parfum për një të burgosur me nofkën “Edin”.

Me këtë, i pandehuri Rexhaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, paragraf 2 i KPRK-së.

spot_img

Të fundit

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...

Komploti ballkanik për të zhvendosur eshtrat e Titos has në një pengesë

Me një puro kubane në dorë dhe i veshur...

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua Lipa ka shkëlqyer si një diell i ndritshëm. Mes emrave të njohur si Taylor Swift, Celine...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të dielën, e ardhmja e tij politike ka...

Haziri: Çështjen e Urës së Ibrit, Kurti e solli në agjendë vetëm për konsum të brendshëm elektoral- Rrezikoi edhe qarkullimin e lirë të njerëzve...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve.Haziri në një intervistë për...