Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Refuzimi politik i pranimit të rezultatit të zgjedhjeve nga partia fituese

Refuzimi politik i pranimit të rezultatit të zgjedhjeve nga partia fituese

Shkruan: Afrim Kasolli

Arsyet zyrtare se pse qytetarët e Kosovës u detyruan të shkojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit janë të njohura nga të gjithë.

Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur Presidentin e ri pas skadimit të mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, nuk mbet asnjë opsion tjetër në tavolinë.

Në këtë mënyrë vendimmarrje u zhvendos edhe një herë te sovrani. Lëvizja Vetëvendosje në këtë garë kishte konkurruar me një projekt të vetëm, që t’i fitonte 60 për qind të votave te trupit elektoral, në mënyrë që të ishte në gjendje t’i themelonte e vetme insitiucionet qendrore, Kryetarin e Kuvendit, Qeverinë dhe Presidentin. Sepse vetëm në këtë mënyrë sipas liderit të Lëvizjes Vetëvendosje do të stabilizoj shteti dhe do te çlirohej demokracia nga shantazhi opozitar.

Mirëpo, ky hesap nuk i doli. Populli vendosi, por jo ashtu siç kishte shpresuar Lëvizja Vetëvendosje. Ai përpos zhgënjimit me të gjitha partitë politike i tregoi edhe partise në pushtet se nuk e toleron dhe nuk e duron përpjekjen e saj per dominim absolut. Dhe se ne vend të stabilitetit te garantuar nga nje parti preferon balancen elektorale dhe politike.

 

I dëshpëruar nga ky përfundim jo i dëshiruar, Albin Kurti qartazi dhe hapur, tregoi dje se ai nuk e pranon këtë rezultat. Sepse sipas tij, Kosova ka si Presidente ashtu edhe Qeveri. Prandaj nuk jane urgjente as njëra as tjetra, pasi ato me këtë rezultat nuk mund të themelohen vetëm nga kjo parti politike.

 

Ne këtë kontekst, as nuk është nevojë urgjente detyrimi për t’i formuar ato. Mund të vazhdohet edhe në këtë mënyrë. Kjo indiferencë cinike nga ana tij për keto dy tema, nuk është asgjë tjetër, pos pranim teknik i rezultatit të zgjedhjeve dhe refuzim politik i tyre. Pasi populli nuk ia dha te drejtën qe ai t’i drejtojë këto pushtete pa miratimin e opozitës, i njëjti pa hezitim terthorazi dekalaroi se mund te vazhdohet dhe me drejtimin e tyre në mënyrë ilegale.