Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Refuzimi i dy iniciativave në KQZ, Cakolli: Do të rrëzohet në PZAP apo Supreme

Refuzimi i dy iniciativave në KQZ, Cakolli: Do të rrëzohet në PZAP apo Supreme

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar për refuzimin e dy iniciativave nga KQZ-ja, lidhur me emrat e tyre.

Cakolli ka thënë se ky vendim do të rrëzohet nga PZAP apo Gjykata Supreme.

Postimi:

Vendimmarrja e kundërligjshme e KQZ-së, në mbledhjen e sotme, lidhur me dy iniciativat e refuzuara, do të rrëzohet nga PZAP-ja apo Gjykata Supreme.

“Lidhja për Prishtinën” dhe “Lëvizja për Bashkimin e Shqipëtarëve” (nëse ky subjekt me të vërtetë insiston ta ketë këtë emërtim) kanë 48 orë afat për t’u ankuar në PZAP, e më pas në Gjykatën Supreme. Dhe e drejta është në anën e tyre. Nëse dokumentet dorëzohen dhe kushtet ligjore plotësohen – që është vlerësimi profesional i Zyrës – certifikimi nuk është çështje vullneti, por detyrim.

Vendimet e KQZ-së për të ndaluar një subjekt pse emri i ngjan një slogani të përdorur dikur ose pse ka një gabim drejtshkrimor nuk kanë asnjë bazë. Pretendimi për slogane të dikurshme është absurd, sepse asnjë parti nuk ka monopolin e përhershëm mbi fjalë që i ka përdorur në një fushatë të kaluar.

Ligji njeh kufizim mbi emrat, vetëm kur ata janë identikë ose aq të ngjashëm sa të ngatërrojnë votuesit. Por, as sllogani i përdorur dikur nga një parti, as një gabim drejtshkrimor nuk shkaktojnë ngatërrim.

As vet “ngjashmëritë” në emër s’mund të jenë arsye për përjashtim, përndryshe nuk do të kishim pasur “Lidhjen Demokratike të Kosovës” dhe “Lidhjen Demokratike të Dardanisë” në të njëjtën kohë, e as katër parti që emrin e nisin me “Partia Demokratike e…”, e as dhjetëra nisma që përdorin fjalën “Lëvizja”.

Jurisprudenca e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme në çështje të tilla është tejet e qëndrueshme. Sa herë që KQZ-ja ka dalë përtej këtij standardi, vendimet e saj janë rrëzuar. Një trup i përbërë nga përfaqësues partiakë nuk ka mandat të shpikë kufizime që ligji nuk i parasheh. Kjo është konstatuar e rikonstatuar në dhjetëra raste.

Por, mbase, problemi i vetëm janë anëtarët e KQZ-së, që s’dalin dot n