Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti sipas analistëve nuk ka treguar rezultate në asnjë dikaster, prandaj edhe duhet reformatim sa më shpejt. Madje sipas tyre nuk mund të veçohet asnjë punë që pushteti ka realizuar gjatë gjysmës së mandatit.
Politologu Fidan Ukaj, tha se në këtë periudhë është vërejtur vetëm një propagandë ndaj të kaluarës 20 vjeçare, duke shtuar se nuk mund të saktësojë diçka konkrete.
“Në fakt nëse e marrim si tërësi nuk kam parë një punë që mund ta veçojmë të komplet Qeverisë, komplet institucioneve ose nuk mund të ketë një ministër që mund ta veçojmë, nga një dikaster i kësaj Qeverie, më shumë ka qenë një menaxhim i situatave dhe një propagandë e plasuar dhe akuzim i të kaluarës 20 vjeçare për keqpërdorim, korrupsion e ku ta di unë, se sa një përqëndrim i kryeministrit dhe ministrave në punën që ata e kanë marrë dhe e kanë fituar nga vota qytetare”, tha Ukaj.
Ukaj theksoi se në gjende të rëndë është shëndetësia, sidomos me ikje masive të mjekëve.
“Po e kemi parë, ka qenë dështime të shumta të Qeverisë, mirëpo sigurisht që do të veçoja Shëndetësinë, është një gjendje e njëjta, thuaj që edhe nga e kaluara kemi pasur premtime të mëdha se do të ketë një mbulim të listës esenciale të barnave, gjendja është e njëjtë, unë besoj që çdonjëri nga ne ka pasë rast të shkojë në spitalet tona dhe ta shohë se nuk ka asnjë ndryshim, por mos të harrojmë edhe në aspektin e energjisë kemi qenë mjaft keq dhe një gjendje e tillë vazhdon të jetë e tillë dhënë përgjithësi të gjitha resoret, të gjitha fushat nuk kanë pasur një përmirësim dhe nuk kanë pasur një ndryshim”.
Njëjtë si Ukaj, mendon edhe analisti tjetër politik, Arbnor Sadiku, i cili tha se ka ministri që kanë punuar si ajo e Pushtetit Lokal e Zhvillimit Rajonal.
Përderisa ministrit e tjera sipas tij, lërë që nuk kanë arritur të përmbushin objektivat, por as buxhetin nuk e kanë shpenzuar.
“Po faktikisht kemi pasur një punë realisht më tepër të disa ministrive që kanë qenë si të them kështu më të vogla, për shembull që kanë perfomuar pak më mirë edhe bazuar në realizimin e planit të punës për shembull një ndër to është Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri të tjera kurse kemi ministri që fatkeqësisht janë më të mëdha si Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit, le të themi ministritë e tjera siç është e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes e kështu më rradhë kanë pasur si të them një realizim të planit të punës, le të themi të dëshirueshëm por jo në suazat e pritura që i ka synuar domethënë edhe kryeministri Kurti në të kaluarën, po realisht edhe Qeveria e tij në të ardhmen sepse kemi parë që veçanërisht së fundmi disa prej ligjeve që faktikisht Ministria e Drejtësisë i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, janë shumica ligje të cilat faktikisht bien ndesh me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në Kosovë. Të njëjtën kohë kemi pasur edhe mosrealizim të buxhetit le të themi në Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, buxheti i realizuar për 2 vite ka qenë shumë i vogël, le të themi në 30% ose 40% që nuk është performim i kënaqshëm në aspektin e realizimit dhe arritjes së objektivave”, tha Sadiku.
Sadiku shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka punuar fare, ngase për dy vjet nuk ka asnjë njohje e anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Po shikuar realisht në realizimin e planit të punës kemi parë që Ministritë që kanë qenë Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë realizuar planin e punës në periudhën prej 70 apo 80% dikund, shkojnë deri në 90 ose 100%, kurse ministritë e tjera sidomos Ministria e Infrastrukturës lë shumë për të dëshiruar, Ministria e Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pastaj kemi shumë probleme në Ministrinë e Punëve të Jashtme ku për dy vite ende skemi asnjë njohje për Republikën e Kosovës apo anëtarësim në njërën prej organizatave ndërkombëtare siç është UNESCO, INTERPOL-i apo edhe EUROPOL-i apo edhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, tha Sadiku.
“Po praktikisht në aspektin e investimeve kapitale është Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Mjedisit, kurse në aspektin e politikës së jashtme konsideroj që Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret apo të matshëm sepse siç e dini Kosova ka pasur regres në kuptimin e 10 njohjeve të reja, ka pasur regres në aspektin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe të gjitha këto janë dështime si të them në kuptimin e politikës së jashtme”, tha Sadiku.
/TV Arbëria