Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reçica për Thaçin e të tjerët: Besoj se së shpejti do t’i kemi në mesin tonë

Reçica për Thaçin e të tjerët: Besoj se së shpejti do t’i kemi në mesin tonë

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se Thaçi e të tjerët janë duke dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë e të pastër me të vetmin qëllim për të realizuar lirinë dhe për ta bërë Kosovën shtet.

Reçica thotë se beson se së shpejti do të lirohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre,

 

besoj se së shpejti do t’i kemi në mesin tonë”, ka shkruar Reçica.

Deputeti tutje ka kujtuar kohën kur së bashku me veprimtarë të tjerë ishte arrestuar para 39 vitesh, nga regjimi jugosllav.

 

“39 vite më parë regjimi jugosllav na arrestoi mua dhe bashkëveprimtarët e mi për veprimtari atdhetare. U arrestuam sepse nuk pranuam të nënshtroheshim ndaj shtypjes dhe dhunës sistematike që ky regjim ushtronte ndaj popullit shqiptar. U arrestuam sepse kërkuam që shqiptarët të kenë Republikën e tyre, një të drejtë që e kishin kombet që ishin shumë më të pakët në numër se ne. Në mesin tonë ishin edhe Fehmi Lladrovci, Xhavit Haziri dhe Shaban Shala, sot heronj të Kosovës. Së bashku me ta, nuk u ndalëm për asnjë moment në kërkim të lirisë, dinjitetit dhe shtetit për popullin tonë. Për këtë guxim dhe vendosmëri, regjimi na dënoi, por nuk mundi të na thyejë shpirtin dhe ëndrrën tonë për liri”.

Powered by WordPress