Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Realizimi “sociologjik” i “Botës Serbe”

Realizimi “sociologjik” i “Botës Serbe”

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Sondazhi i fundit i Institutit Ndërkombëtar Republikan për Ballkanin Perëndimor, ka nxjerr në sipërfaqe një konstatim interesant, atë të realizimit “sociologjik” të konceptit të “Botës Serbe”, në disa vende të rajonit.

 

Kështu, sipas këtyre të dhënave të këtij instituti, qytetarët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut, si aleatin më të madh të tyre e konsiderojnë Serbinë, kurse kjo e fundit Rusinë. Pra paradokslisht dy vende që janë shtete anëtare të NATO-së, nuk kanë qëndrim miqësor për asnjërin nga vendet e kësaj aleance, por për shtetin serb. Kurse Bosnja Hercegovina edhe pse Serbinë e konsideron armikun kryesor të saj, megjithatë si aleati më i madh i kwtij shteti mbetet Turqia. Vetëm Kosova dhe Shqipëria kanë mbetur ende si dy nga kështjellat kryesore pro amerikane në rajon.

 

Sidoqoftë, një zhvendosje e tillë tektonike politike, sidomos në kuadër tw publikut maqedonas dhe malazez, nuk mund të jetë i rastësishëm, por mbase edhe rezultat i  indoktrinimit politik të këtyre shoqërive sipas konceptit të ri nacionalist të “Botës Serbe” të promovuar nga Beogradi.

 

Siç dihet, njwri nga eksponentwt kryesor te kësaj doktrine ishte ish-ministri Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ish-shefit të Shërbimit Sekret të këtij vendi, Aleksandër Vulin. Natyrisht, sipas të tij të gjithë serbët duhet të gravitojnë brenda një sfere të vetme politike, por kjo nuk e përjashton projektimin e hegjemonisë së këtij shteti edhe në vendet tjera. Në këtw mënyrë, Serbia e fiton një lloj supermacie rajonale. Pra,  “elektorati” i Malit të Zi dhe atij maqedonas po gjejnë gjithnjë e më shumë strehë në kuadër të këtij koncepti. Në rastin e parë u vërejt dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku forcat politike pro serbe i fituan zgjedhjet dhe e formuan qeverinë, kurse në rastin e Maqedonisë së Veriut, pritet që partia VMRO, një subjekt ky me orientim të qartë pro-serb, ta korr një fitore të thellë elektorale.

 

Kështu, nuk është e rastësishme që zgjedhjet në këtë shtet janë bërë gjithnjë e më të ashpra. Prandaj, intervenimi i Qeverisë së Kosovës në betejat e brendshme politike në atë vend ishte një gabim strategjik.

 

 

 

Powered by WordPress