Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Reali me pesë yje, e mbylli vitin si kampion i botës

Reali me pesë yje, e mbylli vitin si kampion i botës

Real Madridi e mbylli vitin 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Los Blancos” e kishin një vit fantastik dhe lirisht mund të thuhet “me pesë yje”.

Kjo për faktin se ata i fituan plot pesë trofe më 2024, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi triumfuan në Superkupën e Spanjës, në La Liga, në Ligën e Kampionëve dhe në Superkupën e Evropës, Luka Modric me shokë e fituan edhe Kupën Interkontinentale.

Në finalen e zhvilluar në Doha të Katarit, të përzgjedhurit e Carlo Ancelottit triumfuan me rezultat të pastër, 3:0 ndaj ekipit Pachuca në stadiumin “Lusail Stadium”.

Kylian Mbappe shënoi në pjesën e parë në stadiumin ku i kishte realizuar tre gola fiks dy vjet më parë në finale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Ylli francez u shërbye për mrekulli nga Vinicius Junior.

Më pas, fitoren e kampionëve të Evropës e vulosën Rodrygo dhe Vinicius, me golat e tyre të shënuar në pjesën e dytë.

Me këtë rast, Reali u shpall kampion i botës.

Kupa Interkontinentale i përfshiu fituesit e klubeve në pesë kontinente të ndryshme.

Kjo garë nga viti 2024 do ta zëvendësojë Botërorin e Klubeve, i cili është zhvendosur në verë.

Pachuca ishin fitues të CONCACAF Ligës së Kampionëve, ndërsa i eliminuan në gjysmëfinale fituesit e Ligës së Kampionëve aziatikë për ta prekur finalen e madhe ndaj Realit, shkruan “Gazeta Express”.

Presidenti Florentino Perez ka premtuar se do të angazhohet që “Mbretërit” ta kenë një tjetër vit të suksesshëm pasi atë 2024 e konsideroi si të jashtëzakonshëm.

Carlo Ancelotti ndërkohë u bë trajneri më i suksesshëm në histori të Real Madridit me 15 trofe të fituar. /Gazeta Express