Lucas Vázquez pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin.
Futbollistit spanjoll do t’i skadojë kontrata aktuale me “Los Blancos” në fund të këtij muaji, por palët janë të interesuara par ta vazhduar bashkëpunimin.
Sipas gazetarit sportiv italian, Fabrizio Romano, futbollisti i krahut pritet ta nënshkruajë kontratën e re njëvjeçare, e cila do ta lidhë atë me kampionin e freskët evropian deri në qershor të vitit 2025.
Pra, mbrojtësi i krahut nuk dëshiron të largohet nga Madridi si lojtar i lirë dhe dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
Vetëm për të qëndruar në Madrid ai i ka refuzuar disa oferta.
Takimet finale do të zhvillohen shumë shpejt dhe do të nënshkruhet kontrata, njëjtë siç pritet të ndodh edhe me Modricin.
Pas një sezoni tjetër të shkëlqyeshëm, Vázquez do të qëndrojë.