Real Madridi ka fituar me përmbysje të rezultat ndaj Las Palmasit.
Pavarësisht se pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, në fillim të pjesës së dytë, Javier Munoz, ia dha epërsinë Las Palmasit.
Ndërsa, vetëm 12 minuta më vonë, Vinicius Junior barazoi shifrat në 1-1, duke e kthyer Realin në lojë.
Pasa vetëm tre minutash që hyri në lojë, Tchouameni, pas një pasimi të Toni Kroosit ia dha epërsinë e parë në ndeshje Realit.
Me këtë fitore, “Los Blancos” gjendet në pozitën e parë me 54 pikë, dy më shumë se Girona dhe 10 më shumë se rivali i përbetuar, Barcelona.
Ndërsa, Las Palmasi gjendet në pozitën e tetë me 31 pikë, pesë më pak se Sociedadi që gjendet në pozitën e gjashtë, pozitë kjo potencialisht dërgon në Evropë.