Pas shkëlqimit me fanellën e Lillet, Edon Zhegrova ka rënë në sytë e shumë klubeve të njohura evropiane.
Së fundi interesim ka shprehur skuadra e njohur spanjolle, Real Sociedad.
Kështu kanë raportuar të martën mediume të ndryshme spanjolle.
Interesim për Zhegrovën kanë edhe klube nga Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia. Raportohet se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.
24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lillen ka kontratë deri në vitin 2026. Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit.