Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Real Madridit i kthehet lojtari kyç i mbrojtjes

Real Madridit i kthehet lojtari kyç i mbrojtjes

Real Madridi e ka marrë një lajm të mirë para udhëtimit për në “Anfield”, për t’u përballur me Liverpoolit këtë të mërkurë.

Mbrojtësi i djathtë vetera, Lucas Vazquez është rikthyer nga lëndimi dhe është opsioni i vetëm natyral për atë pozitë.

33-vjeçari është zëvendësuesi i vetëm i Dani Carvajalit, derisa kishte pësuar një lëndim të hamstriungut në ndeshjen ndaj Osasunas. Ishte paraparë që Vazquez të mungonte deri në fund të muajit, por është kthyer shumë më herët.

Fede Valverde ka luajtur në anën e djathtë të mbrojtjes, në mungësen e Vazquezit, duke treguar paraqitje mjaftë të mirë ndaj Leganesit, madje edhe duke shënuar gol.

Aurelien Tchouameni mbetet i lënduar, teksa edhe Vinicius do të jetë mungesë e madhe për Real Madridin.

Si pasojë, Gonzalo Garcia Torres është integruar në ekipin e parë nga Real Madrid Castilla. Ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar dy asistime për ekipin e drejtuar nga Raul Gonzalez