Real Madridi nuk e pa synim që të pranojë ndonjë ofertë për senatorët e ekipit, përveç Andriy Lunin i cili mund të kërkojë personalisht largimin këtë verë.
Gjiganti spanjoll do të synojë të gjenerojë para nga shitja e disa lojtarëve që nuk kanë vend në ekipin e Carlo Ancelottit, ku këtu përfshihet edhe Jesus Vallejo.
Vallejo do të rikthehet në Madrid pas një sezoni zhgënjyes në formë huazimi tek Granada dhe siç është konfirmuar nga Diario AS, Ancelotti nuk llogarit në shërbimet e tij.
Afati kalimtar veror në Spanjë do të hapet të hënën dhe që nga ai moment raportohet se madrilenët do të punojnë për shitjen e tij. Kjo do të jetë mundësia e fundit për Real Madridin që të fitojnë para nga shitja e Vallejos, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2025.
Spanjollit nuk do t’i ofrohet një kontratë e re kështu që ai ose do të largohet këtë verë për një shumë të caktuar parash, ose verën e ardhshme si lojtar i lirë.
Një lajm i keq për Vallejon i cili me gjasë nuk e ka pritur mirë lajmin se Real Madridi nuk llogaritë më në të, ani pse kanë vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion momentalisht.
Pas shitjes eventuale të Vallejos, bordi i Real Madridit do të synojë me gjasë transferimin e Leny Yoros, për të plotësuar boshllëkun që la Nacho pas largimit të tij.