Real Madridi e dëshiron Trent Alexander-Arnoldin, mirëpo në procesin e nënshkrimit me të, nuk dëshiron që ta acarojë Liverpoolin.
26-vjeçarit anglez i përfundon kontrata në verën e vitit 2025 dhe “Los Blancos” kanë të drejtë të nënshkruajnë një para-kontratë me të qysh në janar.
Sipas “MARCA”, Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me anglezin, por duke treguar respekt për Liverpoolin në këtë proces.
Mediumi spanjoll raportoi se Liverpooli ka nxitur bisedime të reja për vazhdimin e kontratës të mbrojtësit të djathtë, por nuk kishte sukses, kështu duke u frikësuar për një lëvizje të tij në drejtim të kryeqytetit spanjoll.
Marrëdheniet mes klubeve janë të mira,e me Real Madridin që nuk dëshiron të përfshihet e të ndikojë në bisedimet mes Liverpoolit dhe lojtarit anglez.
Klubi spanjoll ka qenë në kontakte me përfaqëesuesit e Arnold, duke shprehur interesimin e tyre për 26-vjeçarin.
Arnold debutoi me Liverpoolin nën udhëheqjen e Jurgen Klopp në sezonin 2016/17.Gjatë këtij sezoni, Arnold ka bërë 9 paraqitje, duke arritur të asistojë në dy raste.