Thibaut Courtois ka këputur ligamentin e gjurit të majtë në stërvitje.
Klubi madrilen e ka bërë të ditur lëndimin e belgut në rrjetet sociale.
“Pas analizave të bëra te lojtari ynë Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”, ka njoftar klubi spanjoll.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizo Romano pas lëndimit të Courtois, Real Madridi është në kërkim të një portieri të ri.
/TV Arbëria