Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Reagon zyra e BE’së: Shkarkimi i Kelmendit minon progresin e Kosovës drejt anëtarësimit, pengon reformën e domosdoshme të KPK’së

Reagon zyra e BE’së: Shkarkimi i Kelmendit minon progresin e Kosovës drejt anëtarësimit, pengon reformën e domosdoshme të KPK’së

Ditën e sotme, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Për këtë ka reaguar zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Nga këta të fundit, është thënë se shkarkimi i Kelmendit, e pengon reformën e domosdoshme të KPK’së.

Po ashtu, në reagim, është deklaruar se ky shkarkim, minon progresin e Kosovës në rrugën drejt BE’së.

‘’Shkarkimi i sotëm i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit nga #KëshilliProkurorial i Kosovës pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të KPK-së dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

Ai gjithashtu minon progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së’’, thuhet nga BE.