Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reagon Sveçla pas rastit në Shtërpcë:I dyshuari do të dënohet me masën e ligjit

Reagon Sveçla pas rastit në Shtërpcë:I dyshuari do të dënohet me masën e ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së dy personave që ka ndodhur sonte në Shtërpcë.

Ai në Twitter ka shkruar se një sulm i tillë është i papranueshëm.

“Sulmi ndaj 2 shtetasve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet me masën e ligjit. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, shkruan ai.