Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reagon Ramiz Lladrovci: Ku është “konstanta e Republikës”?

Reagon Ramiz Lladrovci: Ku është “konstanta e Republikës”?

Ramiz Lladrovci ka reaguar me një shkrim kritik lidhur me zhvillimet politike në vend, duke ngritur pikëpyetje për rolin e opozitës dhe drejtimin që ka marrë shteti.

Në reagimin e tij, Lladrovci thekson se në skenën politike ka politikanë “zhurmues” që pretendojnë të përfaqësojnë sovranin, por sipas tij, veprimet e tyre janë jashtë realitetit politik dhe nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve.

Ai vë në dyshim edhe funksionimin e opozitës, duke pyetur nëse ajo ekziston realisht dhe cili është misioni i saj në raport me situatën aktuale politike në Kosovë.

Duke përmendur edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Lladrovci thotë se nuk ka pritur që ai të bëjë diçka ndryshe nga ajo që përfaqëson, por shpreh shqetësim për bashkëpartiakët dhe idealistët që sipas tij kanë qenë dikur në momentet kyçe të historisë.

Në shkrimin e tij, ai përmend edhe debatin juridik pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës. Sipas Lladrovcit, debati rreth këtij dekreti ishte një provë për juristët dhe profesionistët, ndërsa ata që nuk arritën ta interpretojnë drejt, sipas tij, do të duhej të tregoheshin më të përmbajtur në të ardhmen.

Lladrovci gjithashtu ngre pyetje për mungesën e bashkimit të idealistëve dhe qytetarëve që, sipas tij, e kanë dashur Kosovën më shumë se jetën e tyre dhe që kanë sakrifikuar për një Kosovë demokratike me vlera euro-atlantike.

Në fund të reagimit, ai shtron një pyetje të drejtpërdrejtë: në këtë situatë politike të paqartë, ku ndodhet partia e tij, të cilën e cilëson si “konstanta e Republikës”.