Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi kanë thënë se e dënojnë ashpër “presionin dhe padrejtësinë që po i bëhet bashkëluftëtarit tonë, Ismet Tara – Komandant Hoxha nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale gjatë paraqitjes së dëshmisë së tij në Hagë”.
Në reagimin e tyre thuhet se qasja e tillë përbën sulm të hapur dhe përpjekje për të manipuluar dëshmitë.
Ndryshe, prokurorja Vega Iodice ka hequr dorë nga insistimi për të marrë dëshminë e Ismet Tarës pasi ai tërë kohën është duke refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se këtë gjë do ta bëjë pasi t’i shfaqet një dokument të cilin ka që nga mëngjesi i seancës që po e kërkon.
“Nuk besoj që dëshmitari do iu përgjigjet pyetjeve të mija”, tha ajo duke njoftuar se ka mbaruar procesin e saj të marrjes në pyetje.
Reagimi i plotë: