Trajneri i Distria Krasniqit, Driton Kuka ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, pasi Distria doli me medalje të argjendtë nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Distria u kualifikua deri në finale, të cilën e humbi nga uzbekja, Diyora Keldiyorova me “Wazzari” pas 4 minutave lojë.
Për këtë shkak, erdhi edhe postimi i Driton Kukës, i cili u shpreh i lumtur me suksesin e “Disit”, derisa falënderon të gjithë shqiptarët nëpër botë për përkrahjen.