Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reagon Çitaku: Bastisjet e fundit janë përndjekje politike, jo drejtësi

Reagon Çitaku: Bastisjet e fundit janë përndjekje politike, jo drejtësi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas bastisjeve të fundit të ish-këshilltarve të Hashim Thaçit,  Blerim Shalës, Artan Behramit dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto bastisje nuk janë drejtësi, por përndjekje politike.

“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim. Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di. Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

/TV Arbëria