Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reagon Agim Veliu, mohon se do të kandidojë për deputet në listën e AAK’së

Reagon Agim Veliu, mohon se do të kandidojë për deputet në listën e AAK’së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka mohuar se do të jetë kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, siç ishte raportuar.

 

Ai ka thënë se nuk ka asnjë forcë që mund ta largojë atë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Madje, ka thënë se meqë është kohë fushate dyshon se ky lajm është i porositur.

“Një lajm i rremë i publikuar nga Indeksonline, se kinse unë do të jem në listën e kandidatëve për deputet të AAK-së shpejt është shpërndarë nëpër portale. Një lajm i tillë në kohë fushate,  përveç që është i rremë, më bën të dyshoj se është i porositur nga ata që duan ta atakojnë personalitetin tim dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jasht LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja. Nëse ju mungojnë klikimet dhe ju duhet të bëni lajme sensacionale, merruni me ata që i ndërrojnë partitë më shpesh se kostumet! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

 

 

 

Powered by WordPress