Qëndrim Kryeziu ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke e akuzuar për lëshime të vazhdueshme në raport me Serbinë.
Sipas Kryeziut, pas marrëveshjeve të mëhershme që lidhen me Manastiri i Deçanit dhe çështje të tjera të dialogut, vendimi për pranimin e dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele serbe në veri të Kosovës përbën, sipas tij, një hap drejt legjitimimit të institucioneve serbe në atë pjesë të vendit.
Ai pretendon se dokumentet e lëshuara nga “Srpska Mitrovica” janë dëshmi e këtij procesi dhe e cilëson këtë zhvillim si një lëshim të ri politik në raport me Serbinë. Sipas Kryeziut, këto veprime mund të ndikojnë në fuqizimin e ndikimit serb në Kosovë përmes dialogut.