Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reagimet në Bruksel për vizitën e Orban te Putin, inkuadrohet edhe Dimal Basha-adreson kritika

Reagimet në Bruksel për vizitën e Orban te Putin, inkuadrohet edhe Dimal Basha-adreson kritika

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në reagimet e shumta që janë bërë sot nga liderë evropianë për shkak të vizitës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Rusi.

Basha i ka reaguar shefes së Komisionit Evropian, Urusla von Der Leyen, e cila i ka thënë Orbanit se qasja e butë ndaj Rusisë s’e ndalë Putinin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se e njëjta mund të thuhet për Josep Borellin dhe emisarin Miroslav Lajcak, meqë sipas tij janë treguar të butë ndaj Serbisë. Basha thotë se BE-ja ka qëndruar e heshtur ndaj një qasjeje të tillë.