Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Reagime të shumta nga opozita e analistë pas bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiq

Reagime të shumta nga opozita e analistë pas bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiq

Biseda 2-3 minuta në mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së dhe kryeterroristit, Milan Radoiçiq ka bërë që të “bombardohet” skena politike me komente e reagime të shumta nga personalitete të ndryshme, shkruan TV Arbëria.

Personalitete të shumtë, politik e analista kanë komentuar bisedën në mes Radoiçiq dhe Kusarit.

Në këtë bisedë Kusari fillimisht bisedon me ish-nënkryetarin nga Lista Serbe, Slavko Simiq, madje ky i fundit i drejtohet me fjalën “kolege”, Kusarit.

Simiq ia bënë të ditur Kusarit se po ia kalon telefonin Milan Radoiçiq, ndërsa kjo ia kthen me “në rregull”.

Radoiçiq e fillon bisedën me Kusarin duke e quajtur “vendase”, më pastaj e pyet se apo dëgjohemi, ndërsa Kusari ia kthen, “po po të dëgjojë”.

Radoiçiq vazhdon duke e pyetur Kusarin sesi është, kjo e fundit ia kthen duke i treguar se ka qenë në kuvend me disa takime.

Milan Radoiçiq ia kthen me, “mirë, mirë”.

Kjo është biseda mes shefes së VV-së dhe kryeterroristit Radoiçiq.

Pas kësaj bisede deputetë e analistë kanë kërkuar dhe dorëheqjen e kësaj Qeverie.

Në një prononcim për TVArbëria, analisti politik Fidan Ukaj, ka thënë se nëse vërtetohet se incizimet janë të vërteta, Mimoza Kusari – Lila duhet të jap dorëheqje i cili do të ishte akt primar i saj.

Gjithashtu për TV Arbëria ka folur dhe analisti politik, Shemsi Jashari, ku po ashtu kërkon dorëheqjen e Qeverisë dhe thotë se kjo çështje duhet të mirret me urgjencë pasi është cenuar siguria kombëtare.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas kësaj, duke e kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti.

Mbi ngjarjen ka komentuar dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili tani vepron si deputet i pavarur, i cili për TV Arbëria thotë se nuk ka koment për Kusarin derisa grupi i VV-së ishte kundër veteranëve të luftës.

Këto reagime nuk janë të vetmet lidhur me përgjimet e djeshme.

Po ashtu TVArbëria ka kontaktuar deputetin nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në lidhje me këtë çështje, i cili ka refuzuar të jap një përgjigje për përgjimin e publikuar të shefes së grupit parlamentar të partisë së tij përkatëse, teksa tha se “Nuk merrem me atë çështje”.

Deri më tani shefja e VV-së, Kusari Lila nuk është deklaruar mbi këtë çështje.

Kujtojmë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq kishte marrë përgjegjësin mbi vete për sulmin terrorist në Banjskë të Zveqanit, ku u vra pjesëtari I Policisë se Kosovës, Afrim Bunjaku. /TV Arbëria

Dikur e mohoi shefja e VV-së, Kusari-Lila, publikohet përgjimi i saj me Milan Radoiçiq

 

Analisti politik për përgjimet: Kusari – Lila duhet të jap dorëheqje nëse…

Përgjimet mes Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, Kasolli: biseda qenka zhvilluar me një gjuhë goxha “intime” politike

Powered by WordPress