Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reagime pas vendimit të qeverisë së Gjeorgjisë për ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Reagime pas vendimit të qeverisë së Gjeorgjisë për ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

Më shumë se 100 diplomatë në detyrë të Gjeorgjisë kanë firmosur një letër të hapur ku kritikojnë vendimin e qeverisë së re për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, tha një diplomat të premten.

Në orët e para të së premtes, policia u përlesh me protestuesit Tbilsi të cilët kishin dale në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar vendimin. Autoritetet njoftuan për dhjetra të arrestuar.

Diplomatët thanë se vendimi që u bë publik dje nga partia në pushtet Ëndrra Gjerogjane ishte në shkelje të zotimit kushtetues të vendit për anëtarësim në Bashkimin European.

gazetaexpress
Ekspozita “Kronikë nga Prishtina e viteve 1990”
Read more
Sipas vendimit, qeveria do të pezulloje bisedimet për anëtarësim europian dhe do të refuzoje grantet financiare deri në 2028.

Në protestën që u zhvillua të enjten në mbrëmje, policia hodhi ujë, spraj djegës dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve të rinj të maskuar të cilët ishin të zemëruar me vendimin e qeverisë.

Ministria e Brendshme njoftoi arrestimin e 43 personave dhe plagosjen e 32 policëve.

Gjatë protestës demostruesit u përpoqën të rrëzojnë barrierat metalike të vendosura jashtë parlamentit.

Partia më e madhe opozitare, Koalicioni për Ndryshim tha se dy drejuese gra të saj ishin sulmuar nga policia gjatë protestës, dhe kishin marrë lëndime të rënda.

Nika Melia, kryetarja e Koalicionit për Ndryshim bëri thirrje për protesta të tjera të premten.

Tre universitete në Tbilisi njoftuan per ndërpreje te mësimit ndërsa një grup shoqatash biznesi, përfshirë dhomat e tregtisë të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Gjermanisë deklaruan se kundërshtonin ngrirjen e bisedimeve.

Partia Ëndrra Gjeorgjani pretendoi fitore në zgjedhjet e tetorit me 54 për qind të votave, por partitë e opozitës thanë se zgjedhjet u manipuluan dhe refuzuan të zinin vendet në Parliament./VOA/