“Lëvizja për Rikthim” ka reaguar ndaj njoftimit për restaurimin e Xhamisë së Bajraklisë në Prizren, projekt i dakorduar mes kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, dhe koordinatorës së TIKA në Kosovë, Fulya Aslan.
Sipas reagimit të kësaj lëvizjeje, figura e Bajica Nenadiqit, i njohur më pas si Mehmet Pasha Sokolloviq, lidhet me periudhën osmane dhe me ndikimin e familjes Sokolloviq në rajon. Në reagim thuhet se restaurimi i kësaj xhamie përfaqëson promovim të figurave që, sipas tyre, kanë pasur rol antiarbëror dhe islamo-sllav në histori.