Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > REAGIM I ASHPËR I ORGANIZATËS SHQIPTARIA

REAGIM I ASHPËR I ORGANIZATËS SHQIPTARIA

Organizata Shqiptaria shpreh shqetësim maksimal dhe alarm publik lidhur me raportimet për vizitat që kishte Ajetullah Ali Arafi, figurë e lartë e aparatit ideologjik dhe terrrorist të Republika Islamike e Iranit, në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit.

Nëse këto vizita janë të vërteta, atëherë institucionet e sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri kanë dështuar rëndë në vlerësimin e rrezikut. Çdo hyrje, kontakt, takim dhe aktivitet i një përfaqësuesi të nivelit të lartë të një regjimi teokrat

ik, i njohur për eksport ideologjie, ndikim politik dhe veprimtari hibride, DUHET të jetë objekt mbikëqyrjeje të rreptë shtetërore.
Dr. Arafi, në momentin e këtyre vizitave, nuk ka qenë figurë fetare neutrale. Ai është pjesë e strukturës ideologjike të një regjimi që instrumentalizon fenë për qëllime politike, destabilizuese dhe gjeopolitike. Vizitat e tij në xhami, në institucione fetare dhe kontaktet me hierarki lokale – përfshirë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Bashkësia Islame në Prishtinë – nuk janë protokoll fetar. Janë veprime me peshë strategjike.

Fakti që është pritur, është falur në objekte simbolike dhe ka ndërtuar rrjete personale në Ballkan përbën rrezik real për sigurinë kombëtare, kohezionin shoqëror dhe orientimin euroatlantik të vendeve tona. Këto nuk janë vizita turistike. Janë lëvizje influence.
Organizata Shqiptaria kërkon:

Hetim të plotë institucional mbi këto vizita.
Transparencë të menjëhershme nga organet e sigurisë.
Ndalim të çdo veprimtarie ideologjike të sponsorizuar nga regjime teokratike të huaja.
Trajtim të kësaj çështjeje si rrezik sigurie, jo si aktivitet fetar.

Heshtja është bashkëfajësi. Ne nuk do ta normalizojmë depërtimin ideologjik të regjimeve që kërcënojnë stabilitetin dhe orientimin perëndimor të shqiptarëve.