Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ratifikohet marrëveshja, nga 5 maji qytetarët e Kosovës pa viza në Izrael

Ratifikohet marrëveshja, nga 5 maji qytetarët e Kosovës pa viza në Izrael

Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Izraelit.

Kështu bëri të ditur, Tammy Ziv, ambasadore e Izraelit në Kosovës.

Ziv u shpreh tejet e lumtur për ratifikimin e kësaj marrëveshje nga dyja vendet. Ky hap vjen në katërvjetorin e lidhjes diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Osmani pritet sot në DASH, udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të Administratës Trump.

 

Më 2021, Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.

Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar atëbotë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.