Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Rasti në Llaushë të Skenderajt, Policia jep detaje: Viktimë është një 39-vjeçar

Rasti në Llaushë të Skenderajt, Policia jep detaje: Viktimë është një 39-vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton rastin e vdekjes së një personi në Skenderaj, i cili u gjet sot rreth orës 10:00. Viktima është një mashkull 39-vjeçar, i cili është gjetur nga familjarët e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar