Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Rasti me Rezervat Shtetërore: Intervistohet ish-sekretari i MINT-it Irfan Lipovica, s’e thotë asnjë fjalë para mediave

Rasti me Rezervat Shtetërore: Intervistohet ish-sekretari i MINT-it Irfan Lipovica, s’e thotë asnjë fjalë para mediave

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Irfan Lipovica, është intervistuar lidhur me çështjen e Rezervës Shtetërore në Prokurorinë Speciale.

Nuk dihet në çfarë roli u intervistua Lipovica, derisa as avokati i tij nuk pranoi të flasë rreth kësaj çështje, duke mos dhënë asnjë detaj shtesë.

Derisa, avokati i tij para mediave tha se rasti është ende nën hetime.

“Sot jemi ftuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Për momentin ky rast është ende nën hetime. Më tepër s’kemi çka t’shtojmë”, tha avokati i tij.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte, nga prokurorët u intervistua edhe ministrja në detyrë e MINT-it, Rozeta Hajdari. /klankosova