Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Rasti ‘‘Laboratori ‘25’’, arrestohet edhe një i dyshuar, Prokuroria: Është ndaluar për 48 orë

Rasti ‘‘Laboratori ‘25’’, arrestohet edhe një i dyshuar, Prokuroria: Është ndaluar për 48 orë

Prokuroria Speciale e vendit, ka njoftuar se ka ndaluar edhe një të dyshuar lidhur me rastin ‘’Laboratori ‘25’’.

I dyshuari G.A është ndaluar për 48 orë, dhe se i njëjti, dyshohet për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, dhe, falsifikim i dokumentit, përcjell Gazeta Express.

‘‘Prokuroria Speciale ndalon edhe një të dyshuar në rastin “Laboratori ‘25” për 48 orë

Prokuroria  Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar edhe një person  (1) të dyshuar G.A., për 48 orë, lidhur me rastin “Laboratori ‘25”. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: – “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”; –  “Falsifikimi i dokumentit”.’’, thuhet në njoftim.