Biden shpreh optimizëm për marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt...

Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rasti i ambasadorit Berishaj – IKD kërkon nga Qeveria të japë sqarime: Qytetarët duan përgjigje

Extra AL PVC

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po kërkon nga Qeveria e Kosovës detaje sa i përket rastit të ambasadorit, Martin Berishaj, që dyshohet se është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Lavdim Makshana, hulumtues në KDI, tha se është e padrejtë deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga institucionet në lidhje me këtë rast.

Sipas tij, do të ishte e udhës që për një person të kontestuar në publik qytetarët të merrnin një përgjigje se a do të duhej të vazhdoj ky zyrtar shërbimin si ambasador.

“Ne deri më tani nuk kemi parë asnjë përgjigje institucionale sa i përket dyshimeve për ambasadorin Berishaj, mirëpo çka do të duhej të ishte e udhës në këtë rast do të duhej që të kemi një përgjigje prej institucioneve tona se çfarë po ndodh me ambasadorin Berishaj për shkak se një person i kontestuar në publikë, do të duhej që të merrte përgjigje dhe qytetarët e Kosovës se a duhet të vazhdoj ky zyrtar shërbimin në Slloveni apo të i hiqet mandati i tij si ambasador”, tha ai.

Kurse sa i përket rastit të zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti, Makshana tha se institucionet e drejtësisë duhet ta zbardhin këtë rast në mënyrë që të vërtetohen dyshimet.

Sipas tij, përderisa nuk ka diçka definitive në këtë drejtim nuk mund të hedhen akuza të rënda edhe ndaj Qeverisë.

“Ne dje kemi parë që dyshohet që zëvendësministri i qeverisë Kurti është përfshirë në një aferë korruptove apo në një aferë ryshfeti, mirëpo ende nuk kemi parë diçka konkrete nëse dyshimet e tilla qëndrojnë. Institucionet e drejtësisë e sistemit të drejtësisë si policia dhe prokuroria, duhet ta zbardhin këtë rast në mënyrë që të vërtetohen këto dyshime në qoftë se të njëjtat janë të bazuar. Përderisa nuk ka diçka definitive në këtë drejtim nuk mund të hedhen akuza të rënda edhe ndaj Qeverisë Kurti”, tha ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Biden shpreh optimizëm për marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt...

Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si...

Biden shpreh optimizëm për marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do të thotë sulmet e Izraelit në Liban për procesin...

Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga fluturimet e saj duhej të bënte një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e...