Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > RASTI DEHARI – Gërvalla dikur kërkonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe ministres së Drejtësisë

RASTI DEHARI – Gërvalla dikur kërkonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe ministres së Drejtësisë

Donika Gërvalla, para rreth dhjetë vitesh, kërkonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Skender Hysenit, dhe ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Gërvalla, e cila në atë kohë kërkonte përgjegjësi institucionale për vdekjen e Deharit, vlerësonte se ministrat duhej të mbanin përgjegjësi politike dhe morale përmes dorëheqjes.

“Ministri i brendshëm dhe ministrja e drejtësisë me deklaratat e saj qesharake do të duhej të kishin dhënë dorëheqje që para një jave. Por fatkeqësisht përgjegjësia morale dhe politike nuk është kategori të cilën e njeh elita politike kosovare”, kishte shkruar Gërvalla.

Ajo e konsideronte dorëheqjen si përgjegjësi morale dhe politike pas rastit të Deharit, i cili vdiq në rrethana të cilat nxitën reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.