Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rasti Banjska, një person po intervistohet në stacionin policor në jug

Rasti Banjska, një person po intervistohet në stacionin policor në jug

Policia e Kosovës është duke intervistuar një person lidhur me rastin e sulmit në Banjskë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistuar në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, tha Elshani për Gazeta Blic.Ndryshe, dje Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të dyshuar për sulmin e Banjskës në shtatorin e vitit 2023.