Po vazhdon seanca gjyqësore në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, pasi ajo ishte shtyrë të premten për shkak të mungesës së një dëshmitari kyç të Prokurorisë.
Në rend dite është dëshmia e dëshmitarit anonim me kod A2.
Prokurori special dhe avokati Rudari kanë propozuar seancë të mbyllur me dëshmitarin anonim.
Kurse avokatët serbë kanë refuzuar një gjë të tillë.