Drejtoresha në Qendrën Strehuese të Viktimave të Dhunës Zana Hamiti, ka thënë se në vitin 2022 kanë pasur numër rekord të rasteve.
Ajo tha se: “Krahasuar edhe me raportet në polici, dihet që numri i rasteve të dhunës është në rritje. Në vitin 2022 kemi pasur 171 raste strehimi që është kulmi i shifrave”
“Rastet janë në ngritje”, ka theksuar ajo, duke shtuar së në vitin aktual kanë pranuar mbështetje nga institucionet qendrore.
“Financiarisht nuk ndodhemi keq, krahasuar me vitet paraprake”. shtoi Zana Hamiti.
/TV Arbëria