Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rast i rëndë në Bresje – Një person vdes tragjikisht pasi ra në vendin e lënë për lift në një objekt ndërtimi

Rast i rëndë në Bresje – Një person vdes tragjikisht pasi ra në vendin e lënë për lift në një objekt ndërtimi

Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë Kosovës.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër.

Këtë e konfirmoi zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

“Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit”, deklaroi Shkodra.