Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Rashiti: Zgjedhjet do të monitorohen vetëm nga DnV, rreziku për manipulim është më i madh

Rashiti: Zgjedhjet do të monitorohen vetëm nga DnV, rreziku për manipulim është më i madh

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, ka paralajmëruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të monitorohen ekskluzivisht nga organizata Demokracia në Veprim (DnV).

Rashiti thekson se rreziku për manipulim këtë herë është më i madh, duke shtuar se edhe organizatat ndërkombëtare do të varen nga vlerësimi i DnV-së:

“Kësaj here jemi vetëm në dorë të Demokracisë në Veprim (DnV) për monitorimin e zgjedhjeve. Siç e kanë bërë gjithmonë, DnV-ja do e bëjë më së miri. Rreziku për manipulim kësaj here është më i madh. Eugen Cakolli, Ismet Kryeziu… të gjithë, edhe organizatat ndërkombëtare, do të varen nga vlerësimi i DnV-së”, ka shkruar Rashiti.

Ai paralajmëron se roli i DnV-së është kyç për sigurinë dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke nënvizuar rëndësinë e monitorimit të pavarur për të parandaluar manipulimet.