Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti ka shtuar akuzat në adresë të qeverisjes së LVV-së në këtë komune.
Në llogarinë e tij në facebook, Rashiti ka thënë se Alban Hyseni po punon pa krye e pa kurrfarë analize duke paralajmëruar se kësaj qeverisje i kanë mbetur edhe pak muaj.
Kjo qeverisje e VV në Gjilan dhe kryetari Hyseni po punojnë pa krye dhe pa kurfar analize.
“Apo ndoshta edhe në këtë rast sikurse te vizatimi i projekteve infrastrukturore, po mundohen që të subvencionojnë kultivimin e atyre pemëve dhe perimeve që dalin më bukur në foto”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë: